Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.
“Me keqardhje dhe pikëllim morëm vesh për lajmin e rëndë të vdekjes tragjike të një qytetari të Kosovës nga Gjilani në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë në këtë kohë të pandemisë së COVID-19”, theksoi kryeministri në detyrë, Kurti.
Kryeministri në detyrë Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, kurse ka theksuar se nga mjekësia ligjore dhe organet e rendit kërkon sa më parë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së këtij të riu 26 vjeçar.