Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka mbërritur në Tiranë dhe menjëherë është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në nder të kryeministrit Zaev u mbajt edhe ceremonia e mikpritjes nga ana e Gardës së Republikës së Shqipërisë në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Menjëherë pas ceremonisë dy kryeministrat po zhvillojnë një takim kokë më kokë pa praninë e kamerave, pas takimit do të ketë një konferencë për shtyp para gazetarëve.