Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Athinë me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Atje, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20 vjetorin e Samitit të Selanikut.
Po ashtu, gjatë qëndrimit atje ai do të zhvillojë edhe disa takime. /2LONLINE/