DYLON

Komuna e Vitisë ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore

Komuna e Vitisë ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore
Avatar photo Redaksia

Me dy takimet e fundit, njëri në Pozheran e tjetri në Skifteraj, komuna e Vitisë e ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore 2024-2026. Në këto dëgjime para të pranishmeve kanë prezantuar zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri. Të dytë kanë potencuar rëndësinë e marrjes së mendimeve të qytetarëve para ndarjes finale të buxhetit komunal konkretisht edhe të hartimit të listës së investimeve kapitale.

Gjatë këtij takimi banorët e Pozheranit por edhe të fshatrave për rreth këto kërkesa:

EkoHigjiena

* Të rregullohen rrugët bujqësore me zhavorre nga Ura e Drejës deri të Jesava, nga ura e Drejës deri të serat e Xhelal Halabakut, nga Restorant Bosi deri të ura e Sllatinës si dhe nga rruga e Lubishtanve deri të Muhaxherët.

* Të rregullohet dhe ndërtohet trotuari nga fshati Çifllakë, lagjes së Alidemeve dhe Zuka

* Të bëhet riparimi i kanalizimeve.

*Të bëhet vendosja e rrethojave në shkollat fillore dhe të mesme.

Kurse banorët e fshatit Skifteraj kërkuan:

• Të bëhet pastrimi i kanalit në” Lagjen e Epërme.

• Të rritet hapësira e fushës sportive.

• Të bëhet riparimi i kanalizimeve.

• Të bëhet rregullimi dhe shtimi i ndriçimeve publike si në Lagjen e Epërme, Rruga e Lirisë- nga familja e Qemajlit- rrugës së Bacit Rifat.

• Të këtë vendkalimi autobusëve.

• Trotuaret të rregullohen dhe të shtohen aty ku nuk ka si në rrugën Skifteraj -Remnik (trafo deri në dalje të Skifterajt).

• Të rregullohet problemi me ujin e pijshëm.

• Të bëhet hapja e përroskës nga trafoja deri të kanali i parë (rreth 200 metra).

Përndryshe bëhet me dije se këshillat e fshatrave pritet të dorëzojnë edhe disa kërkesa të tjera me shkrim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.