Në takimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Shefin e misionit të OSBE-së, Michael Davenport, u diskutua për temat me interes të përbashkët dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së.
Meqë zgjedhjet lokale po afrohen, në takim u fol për organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre. Kryeministri Kurti tha se është më rëndësi që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të jenë zgjedhje të lira, demokratike dhe fer edhe në komunat me shumicë serbe.
Gjatë takimit po ashtu u bisedua edhe për çështjen e përmirësimit të përkthimit në gjuhët zyrtare në mënyrë që qasja në informata, njoftime dhe të dhëna me interes publik të lehtësohet, si dhe për Qendrat mësimore të komuniteteve jo-shumicë dhe mundësitë e financimit të qëndrueshëm të tyre. /2LONLINE.com/