DYLON

Presidentja Osmani takoi përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

Presidentja Osmani takoi përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga z. Bruno Ceka. Presidentja Osmani theksoi rolin e kyç që mërgata shqiptare ka pasur dhe ka në fuqizimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve të 1990-ta në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Presidentja Osmani potencoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur lobi shqiptar në Washington ndër vite në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me senatorët, kongresistët dhe zyrtarët e administratës amerikane duke bërë që zëri i Kosovës të dëgjohet në të gjitha forumet vendim-marrëse.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan shprehën gatishmërinë për të vazhduar punën e mëhershme të mërgatës shqiptare në SHBA, si dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Presidentja Osmani inkurajoi përfaqësuesit e Kongresit që të veprojnë me një zë dhe të jenë shembull i unifikimit të mërgatës shqiptare për promovimin e interesave kombëtare të Kosovës në bashkërendim me veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.