Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës në të cilën është miratuar rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.
Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti vlerësoi se miratimi i kësaj rezolute është veprim fisnik e i duhur, jo vetëm në emër të Kosovës, të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera që i përfaqësoni, por mbi të gjitha në emër të universales tonë njerëzore, dëshirës sonë për paqe dhe drejtësi.
Më tej, kryeministri Kurti tha se me dënimin e krimeve, përmes rezolutave si kjo që po miraton sot Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes padive si ajo që po përgatit Qeveria e Kosovës, ne do të kontribuojmë që të mos përsëritet më gjenocidi, as në Srebrenicë, as në Kosovë, e askund tjetër në rajonin tonë. /2LONLINE.com/