Lidhur me rastin ku dyshohet se 2 milionë euro janë transferuar nga Thesari i Shtetit të një operator ekonomik, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duke thënë se mashtruesit e keqpërdoruesit do të dalin para drejtësisë.
“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për të siguruar se sistemet janë të mbrojtura. Organet e rendit janë duke bërë punën e vet. Mashtruesit e keqpërdoruesit brenda sistemit publik, institucioneve, nuk kanë me pas vend, do të dalin mbi sipërfaqe së shpejti”, ka thënë kryeminsitri Hoti.