Kryeministri i Republikës së Kosovë, Ramush Haradinaj, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, së bashku me Presidentin e vendit Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.
Në këtë takim është biseduar për rrugëtimin evropian të Kosovës, duke e shprehur përkushtimin e vendit për të ardhmen evropiane.
“Vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin drejt familjes së madhe evropiane. Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohet me veprime konkrete. Kosova po e përmbushë agjendën evropiane”, tha ndër tjerash, Kryeministri Haradinaj.
Ndërkaq, presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, vlerësoi se BE-ja duhet të dëshmojë mbështetjen e palëkundur për perspektivën e rajonit dhe se Brukseli përshëndet çdo progres që ka bërë Kosova.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.