Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mirëpriti komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutas.
Bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR dhe situata e sigurisë në vend ishin temat e diskutimit.
Në takim u vlerësua se komunikimi dhe takimet e rregullta janë në shërbim të bashkërendimit sa më të mirë ndërmjet institucioneve të sigurisë.
Kryeministri e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin e mirë, për rolin dhe kontributin e tij dhe të KFOR-it për sigurinë dhe paqen. /2LONLINE/