DYLON

Presidentja Osmani priti në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş

Presidentja Osmani priti në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

EkoHigjiena

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast Komandanti ka prezantuar vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e KFOR-it, si dhe e ka njoftuar Presidenten Osmani për veprimet që po ndërmerren në këtë drejtim.

Presidentja Osmani e falënderoi Komandantin e KFOR-it, për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.