Krijimi i opinionit për ndarje të territorit të Kosovës, nga Presidenti Hashim Thaçi, është gjë e shëmtuar, por ka venë në pah një të vërtetë se ai me se paku ka hise në krijimin e shtetësisë së Kosovës edhe pse e ka bërë gjoksin gropë duke thënë “unë”.
Shkruan: Fadil Kajtazi
Kjo do të mbetet vetëm tentim për diversion kundër shtetësisë së Kosovës, sepse gjërat që dikush i ndërton me sakrificë nuk merr iniciativë aq lehet për t’i dhuruar një pale tjetër.
Krejt ky aktivitet i Presidentit shkon në dobi të armikut të Kosovës, Vuqiq, i cili ka nevojë për ta rikuperuar figurën e tij para bashkësisë ndërkombëtare, për ta krijuar një figurë nga djall në engjëll, dhe për ta menaxhuar krizën në Serbi e cila është para shpërthimit.
Gjëja më e mirë në këtë fatkeqësi është Thaçi President! Thaçi kryetar i PDK do t’i shkaktonte diversion më të rrezikshme Kosovës. Tani që PDK nuk kontrollohet dhe nuk ndikohet nga Thaçi do të jetë ndalesë e aktiviteteve subversive të Presidentit.
Por, gjëja më e ëmbël do të jetë reagimi i atyre që Kosovën e ndihmuan të bëhet shtet. Heshtja e tyre është me qëllim te konsumimit të personalitetit të Thaçit për të rritur madhështinë e tyre në veprimin e ardhshëm.
Kosova është shtet i pavarur i njohur me kufi të njohur ndërkombëtarisht.