DYLON

NOPM ofron pako ushqimore, higjienike dhe shërbime fizioterapeutike për fëmijë dhe të rritur në nevojë

NOPM ofron pako ushqimore, higjienike dhe shërbime fizioterapeutike për fëmijë dhe të rritur në nevojë
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM) në kuadër të aktivitetit për ofrimin e shërbimeve për të rriturit (moshuar) pa përkujdesje familjare, në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e Qendrës për punë Sociale (QPS), ka filluar me ofrimin e shërbimeve për 20 persona në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike, si dhe ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike për fëmijë dhe të rritur në nevojë.

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’ që përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), ka filluar me ofrimin e shërbimeve për 20 persona në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike, si dhe ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike për fëmijë dhe të rritur në nevojë.

Gjatë muajit Korrik në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e Qendrës për punë sociale (QPS) në Kamenicë, dhe pas harmonizimit të listave të përfituesve, OJQ “NOPM” ka filluar ofrimin e shërbimeve për 20 persona të rritur në nevojë pa përkujdesje familjare me pako ushqimore dhe higjienike, ku gjatë këtij aktiviteti në mënyrë vullnetare i është bashkangjitur edhe kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati.

EkoHigjiena

Gjithashtu gjatë muajit Korrik, NOPM ka filluar me ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike për 5 fëmijë dhe 5 të rritur në nevojë, pas kontraktimit për shërbime të jashtme për ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike në shtëpi.

Këto aktivitete do të realizohen përgjatë 14 muajve të implementimit të projektit.

Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA).