DYLON

Besimtarët myslimanë nga Gjilani gati për udhëtimin më të rëndësishëm shpirtëror, Haxhin e shenjtë!

Besimtarët myslimanë nga Gjilani gati për udhëtimin më të rëndësishëm shpirtëror, Haxhin e shenjtë!
Avatar photo Redaksia

Janë me qindra besimtarë nga Kosova që javën e ardhshme të këtij muaji do të nisen drejt vendit të shenjtë për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.

Edhe 76 besimtarë myslimanë të Gjilanit kanë bërë të gjitha përgatitjet e tyre për të udhëtuar në vendet e shenjta për të kryer ritualin e Haxhit, një prej pesë kushteve të fesë Islame.

Të udhëtosh për vizitën në vendet e shenjta të Mekës dhe Medinës, për besimtarët myslimanë është një ndjesi e veçantë, është një dritë shpresë, një burim frymëzimi dhe rruga e duhur për të zbutur zemra, për të lënë mënjanë mëritë, smirën dhe çdo gjë të keqe të kësaj bote, ndaj me të drejtë konsiderohet si udhëtimi i jetës.

EkoHigjiena

Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit ka mbajtur duan e hanxhinjve në xhaminë e Madhe. Ceremoninë fetare e udhëhoqi krye imami Iljaz Mustafa. Ligjëratën e mbajti Junuz Ramadani ndërsa duanë e bëri Kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Aliu.

Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Lutfi Haziri dhe nënkryetari Arber Ismajli.

Hanxhinjtë udhëtojnë me datën 14.08.2018. Delegacionit të hanxhinjve do ta kryesojnë kryetari i BI Naim Aliu, me bashkëpunëtorët e tij, Agim Hysenin dhe Shaban Muratin.

Përndryshe ceremonia e nisjes është gjithnjë mbresëlënëse për hanxhinjtë të cilët largohen nga vendi me lot në sy. Pas një qëndrimi që zgjatë 2 javë, ndarja nga vendi i shenjtë dhe kthimi është edhe më vështirë për ta, tha në mes tjerash kryemami Mustafa.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.