Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatin Tërpezë të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit për gjatë rrugës kryesore të këtij fshati.
Haliti tha se Komuna e Vitisë, mbetët e përkushtuar të krijoj kushte sa më të mira në infrastrukturë.
“Edhe gjatë këtij viti mbesim të përkushtuar të punojmë në të gjitha fushat në veçanti edhe në infrastrukturën rrugore. Kjo bëhet më qëllimin më të mirë që të kemi lëvizje të lirë dhe sa më të sigurt të njerëzve dhe mjeteve motorike” , u shpreh Haliti.
Ai aty është pritur edhe nga disa banorë të fshati Tërpezë të cilët e falënderuan atë për realizimin e këtij projekti që u mirëprit nga banorët.