DYLON

Kryetari i Gjilanit takohet me komandantin e KFOR-it për regjionin juglindje

Kryetari i Gjilanit takohet me komandantin e KFOR-it për regjionin juglindje
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune Komandantin e KFOR-it në Kosovë, për regjionin juglindje, kolonel Nicola Perrone, me të cilin kanë folur për sigurinë publike në përgjithësi, duke përfshirë edhe bashkësitë etnike gjendjen e sigurisë së qytetarëve dhe njëkohësisht kanë konfirmuar angazhimin e përbashkët në projekte që kanë synim përfshirjen komunitare.

Kryetari Haziri ka njoftuar kolonelin Perrone pwr gjendjen aktuale në Komunën e Gjilanit, bashkëpunimin që kanë me organet e sigurisë, pastaj përkushtimin në punën e përbashkët në arsim, shëndetësi, kulturë dhe nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e Gjilanit.

“Në Gjilan gjendja e sigurisë është e qetë dhe jemi të koordinuar në nivelin më të lartë të mundshëm me të gjitha institucionet në nivelin lokal për të garantuar sigurinë publike për të gjithë qytetarët. E njoftova, gjithashtu, se edhe të gjitha bashkësitë e ndryshme etnike që jetojnë në Gjilan, sikurse që edhe bashkësitë fetare trajtohen në mënyrë të barabartë që nga projektet e deri te vizitat dhe përkushtimi ditor”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Komandanti, kolonel Nicola Perrone, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe angazhimin e treguar në trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve dhe ka potencuar se misioni i KFOR-it është ruajtja dhe siguria e qytetarëve në bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit, duke përfshirë edhe angazhimin e komunave, organet e sigurisë, Policinë e Kosovës dhe FSK-në.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.