Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim z.Mark Wood dhe Fatmir Selimin, nga projekti “AGRO” të USAID-it amerikan.
Në këtë takim u bisedua rreth dy marrëveshjeve të arritura mes komunës Vitisë, USAID-it dhe dy kompanive kontraktuese, për kultivimin e pemëve të imëta.
Në kuadër të këtij projektit parashihet kultivimi dhe grumbullimi i 4 hektarëve të mbjella me mjedra , si dhe 1 hektar dredhëz.
Marrëveshja parasheh që kompanitë e kontraktuara në kuadër të kësaj marrëveshje që bashkë financohet nga komuna e Vitisë dhe USAID, të grumbullojnë prodhimet nga fermerët e komunës së Vitisë që kultivojnë këto pemë të imëta.