“Bashkë me Luan Hoti menaxher i projektit ne Helvetas dhe bashkëpunëtorët e tjerë nga stafi i komunës u pritëm në selinë e Organizatës Helvetas në Cyrih. Aty u takuam me Drejtorin rajonal për Evropën Juglindore z. Matias Herr”, ka bërë me dije, Qëndron kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës.
“Tregova për sukseset e projektit “Aftësimi për punësim rural” që sponsorizohet nga kjo organizatë në Komunën tonë. Kamenica ka qenë gjithmonë testi i parë i programeve të tilla të këtyre organizatave”, ka thënë ai.
Sipas Kastratit, menaxheri i projektit është ndarë mjaftë i kënaqur me rezultatet që projekti në komunën e Kamenicës ka dhënë deri më tani, dhe premtoi se duke parë vullnetin e madh do të mundohet që në Komunën e Kamenicës të jetë prezent edhe me projekte tjera në të ardhmen.