• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit Agim Ramadani përmbylli misionin e saj diplomatik në Cyrih

Redaksia 2LONLINE 20 Janar, 2023 3 min
 Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit Agim Ramadani përmbylli misionin e saj diplomatik në Cyrih

“Sot përmbylla misionin tim në Cyrih si diplomate pranë Konsullatës së Republikës së Kosovës në  mënyrën më të bukur!”, ka shkruar në profilin e saj, Shukrije Ramadani bashkëshortja e heroit Agim Ramadani

Ja postimi i saj i plotë:

Sot përmbylla misionin tim në Cyrih si diplomate pranë Konsullatës së RKS-në mënyrën më të bukur!

Me ekspozitën ndërkombëtare te organizuar me Qendrën Kulturore Italiane e cila operon në kuadër të Konsullatës Italiane në Cyrih!

Fotografitë impresionuese të fotografes Franceska Bocabella nga Italia dhe përshtypjet e shprehura plotë emocion të shkrimtares Franceska Brufani përmbushën këtë mbrëmje të veçantë.

Bashkë me kolegët z. Sami Kastrati udhëheqës Konsullate në Cyrih dhe znj Bahrije Sylejmani diplomate dhe z. Betim Qorraj zyrtar i lartë vendorë si dhe Drejtori i Qendrës Italiane z.Francesco Ziosi i cili përmes pyetjeve të ndryshme i dha shpjegim fotove të shumta krahasimore Kosova dje dhe sot pas 20 vitesh. Vet titulli i ekspozitës dhe “Para ditës së katërt ” e cila u shpjegua me vargjet e poetit Selmani ishte impresionues.

 Ditën e parë gjaku, të dytën vdekja, të tretën dashuria e katërta-jeta , shpresa, vazhdimi…

Sa lehtë ndërtohen urat mes popujve kur kërkohet njerëzorja, përmes artit, kulturës dhe muzikës na bindi edhe sonte arti pamorë, të pranishmit e shumtë nga komuniteti italian, miqtë tanë shqiptarë dhe muzika e mrekullueshme e Eliza Pintollit në violinë.

Jeta ka bukuri, vetëm duhet kërkuar!

Etiketa:Agim Ramadani Cyrih diplomatik rekomandojmë Shukrije Ramadani
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023

Ngritja profesionale e ushtarakëve objektivë e FSK-së

3 Shkurt, 2023

Zbardhëllimë (tregimi që u vlerësua me çmimin e dytë)

3 Shkurt, 2023

PDK-ja vlerëson lartë performacën e saj si partner koalicioni që bashkëqeverisë me Vetëvendosjen

3 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com