Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Kryesuesin e Kuvendit komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku dhe Kryesuesin e Kuvendit komunal të Kamenicës, Liridon Kastrati janë pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe bashkëpunëtorët e tij, transmeton 2LONLINE.com.
“Si komuna fqinje, do të zhvillojmë projekte të përbashkëta në fushën e arsimit, kulturës e zhvillimit ekonomik. Bashkëpunimin ndërkomunal, u dakorduam ta thellojmë edhe më shumë, ashtu që në të ardhmen e afërt të jetësojmë projekte në interes të qytetarëve”, ka thënë kreu i Gjilanit, Alban Hyseni.
Ndërsa, kreu i Kamenicës Kadri Rahimaj ka thënë se përgjatë këtij takimi ata kanë diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, kryesisht në arsim, kulturë e ekonomi.
“Bashkëpunimet ndërkomunale janë të rëndësisë së veçantë për komunat fqinje, duke ditur gjithmonë qëllimin, që të punohet për qytetarët e në interes të tyre”- tha Rahimaj. /2LONLINE/