DYLON

Policia e Kosovës ndalon një person të dyshuar për veprën penale “Tregtia e ndaluar”

Policia e Kosovës ndalon një person të dyshuar për veprën penale “Tregtia e ndaluar”
Avatar photo Redaksia

Sot me datë 20.04.2022 rreth orës 15:00, njësia patrulluese policore në rr. ”E Ulqinit” në Mitrovicë ka ndaluar automjetin transportues- Pick up, të cilin e drejtonte i dyshuari me inicialet (B. J.). Në automjetin në fjalë ishin duke u transportuar pajisje për ndriçim artificial për të cilat pajisje drejtuesi i automjetit nuk kishte mundësi të prezantonte asnjë dokument të prejardhjes se këtyre pajisjeve.

I dyshuari-vozitësi i automjetit Pick – up me inicialet e lartë cekura (B.J) me kërkesë të Policisë është shoqëruar në Degën Doganore në Mitrovicë dhe nga aty u njoftua Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, saktësisht Sektori i Njësive Rajonale në Mitrovicë.

EkoHigjiena

Pas intervistimit të të dyshuarit, konfiskimit të provave nga vendi i ngjarjes dhe sigurimit të informacioneve dhe dëshmive tjera të rastit u krijua dyshimi i arsyeshëm se personi (B.J) ka kryer veprën penale “Tregtia e ndaluar” nga neni 299 i kodit penal të RKS-së.

Me këtë rast u kontaktua prokurori kujdestar i PTH në Mitrovicë, u njoftua mbi të gjeturat e këtij rasti dhe i njëjti lëshoi Vendim mbi ndalimin 48 orësh për personin e dyshuar, për të vazhduar hetimet e mëtejme lidhur me rastin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.