Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni përmes një positmi në llogarinë e tij në facebook ka bërë me dije parimet mbi të cilat do të vendoset bashkëpunimi me çfarëdo subjekti tjetër politik.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan mirëpret bashkëpunimin me subjektet e tjera politike.
Ai tha se gjëja më e rëndësishme për Vetëvendosjen, subjektit të cilit i takon, është bashkëqeverisja adekuate dhe e ndershme, pavarësisht subjektit.
“Ne besojmë se të gjithë kanë diçka për të ofruar në qeverisje lokale, prandaj edhe po i publikojmë këto parime mbi të cilat do të vendoset bashkëpunimi i jonë me çfarëdo subjekti tjetër politik”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ja postim i tij.
.