Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur vashat e Klubit të Volejbollit Drita nga Gjilani, të cilat mbrëmë në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj janë shpallur kampione të Kosovës.
KV Drita mundi ekipin Fer Volley nga Ferizaj me rezultat 3:2 në sete dhe në fazën finale ngadhënjyen me 3:1 me lojë.
Ja postimi i kreut të komunës:
Mbrëmë, vashat e KV Drita u shpallën kampione në Superligën e Volejbollit të Kosovës duke sjellë kështu trofeun e dytë në këtë sezonë, pas Kupës së Kosovës javë më parë.Krenar me vashat e Dritës dhe sukseset e tyre!