DYLON

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës viziton Gjykatën Themelore në Gjilan dhe degët e saj

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës viziton Gjykatën Themelore në Gjilan dhe degët e saj
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovë Albert Zogaj, gjyqtarin Fahret Velija anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjithashtu në takim kanë marr pjesë edhe Drejtori i SKGJK-së, Shkëlzen Maliqi, Drejtori i Personelit, Bislim Gashi dhe Drejtori për Logjistikë, Muhamet Kurtishaj. 

Qëllimi i takimit ishte njoftimi për gjyqtarët, me aktivitetin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që ka për qëllim rritjen e efikasitetit  dhe llogaridhënies.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj ka njoftuar të pranishmit se Këshilli Gjyqësor i Kosovës  ka themeluar mekanizma të mjaftueshëm për matjen e performancës për gjyqtarë dhe për secilin që është i angazhuar në sistemin e drejtësisë pavarësisht funksionit që kryen.

Nga gjyqtarët u kërkua që prioritet tu jepet lëndëve të vjetra duke kërkuar që ato të kryhen në afat rekord dhe mos të rrezikohen nga parashkrimi, ndërkohë tek lëndët civile kryerja e lëndëve të mbetura ndër vite. 

Ndërkohë, Kryetari Salihu ka falënderuar Kryesuesin Zogaj dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij për mbështetjen që kanë dhënë për Gjykatën Themelore të Gjilanit. 

Vizitat janë zhvilluar edhe në Degën e Gjykatës Themelore në Viti dhe në Kamenicë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.