DYLON

FC Drita vazhdon bashkëpunimin me kryetrajnerin, Ardian Nuhiu

FC Drita vazhdon bashkëpunimin me kryetrajnerin, Ardian Nuhiu
Avatar photo Redaksia

Sot, në ambientet e klubit Drita është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin, Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera, njoftojnë drejtuesit e klubit.

Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, me ç’rast ai i dëshiron trajnerit suksese dhe vazhdimësi të punës së bërë deri më tani.

EkoHigjiena

“Kontributi dhe puna e trajnerit Nuhiu është vlerësuar si tejet e suksesshme dhe FC Drita beson në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi edhe për vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë që trajneri, Ardian Nuhiu u bashkua me klubi ne Dritës më 17 shtator, 2018.

FC Drita i dëshiron shumë suksese trajnerit në projektin e përbashkëta.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.