Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, kanë pritur sot në takim Ambasadorin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), z. Tomáš Szunyog, Menaxherin e Programit nga Zyra e BE-së, z. Nicola Scaramuzzo dhe zyrtarët për politika nga Zyra e BE-së, znj. Afërdita Smajli dhe z. Mats Persson.
Gjatë këtij takimi është diskutuar vazhdimi i bashkëpunimit në mes të sistemit gjyqësor dhe prokurorial me Zyrën e Bashkimit Evropian, reformat në sistemin e drejtësisë me qëllim të avancimit të ligjit në Kosovë.
Të dy kryesuesit, theksuan gatishmërinë e të dy këshillave për bashkëkoordinim dhe përmbushjen e aktiviteteve me Zyrën e BE-së, me qëllim të forcimit të sundimit të rendit
Nga ana tjetër, Ambasadori Szunyog dhe përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, konfirmuan mbështetjen për fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. /2LONLINE/