DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS)

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS)
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Në takim u diskutua mbi format e fuqizimit të bashkëpunimit dhe punës së përbashkët mbi projekte me interes të dyanshëm, të cilat adresojnë dhe qëllimet e synimet e Qeverisë, si në rastin e fushës së energjisë dhe infrastrukturës.

EkoHigjiena

U theksua dhe puna e bërë nga Qeveria në hartimin e planeve e strategjive, të cilat prekin fushat prioritare për vendin.

Bashkëpunimi mes nesh vijon të jetë i rëndësishëm. Qeveria mirëpret iniciativa, projekte e mundësi, të cilat janë në linjë me objektivat tona dhe fuqizojnë kapacitetet e strukturat tona edhe në rrugën drejt integrimit dhe Bashkimit Evropian. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.