DYLON

Komisionit për Çështje Normative finalizon Rregulloren për Rekrutimin dhe Përzgjedhjen e Bashkëpunëtorëve Profesional

Komisionit për Çështje Normative finalizon Rregulloren për Rekrutimin dhe Përzgjedhjen e Bashkëpunëtorëve Profesional
Avatar photo Redaksia

Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga prokurori Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e tij të radhës sipas agjendës së paraparë.

Gjatë takimit të sotëm, Komisioni për Çështje Normative shqyrtoi edhe një herë nen për nen draftin e Rregullores për Rekrutimin dhe Përzgjedhjen e Bashkëpunëtorëve Profesional në sistemin prokurorial, draft ky i përgatitur po nga ky komision gjatë takimeve të mëhershme.

EkoHigjiena

Kjo rregullore parasheh mënyrën, kriteret dhe procedurën e rekrutimit të bashkëpunëtorëve profesionalë në sistemin prokurorial, ndërsa ka për qëllim të realizohet një procedurë me efikase dhe më profesionale për rekrutimin e tyre.

Në fund të këtij takimi, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative, unanimisht vendosën që drafti i finalizuar i kësaj rregulloreje të dërgohet për miratim në njërën nga takimet e radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.