Shkruan: Sami ARIFI
Sot më shumë se kurrë, po cenohet sovraniteti i Republikës së Kosovës përmes presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, i cili ndërsen bandat e tij kriminale, përmes të cilave banda tenton të mbaj të tensionuar gjendjen në pjesën veriore të vendit për t’ia gëlltitë atë pasuri nëntokësore të Kosovës, minierën e Trepçës…,
Prandaj, nga institucionet jo vetëm të Kosovës por edhe të Shqipërisë kërkohet një unitet në të gjitha fushat, në radhë të parë të faktorit shqiptar, me një seriozitet të plotë për çështjen kombëtare.
Por, edhe faktori ndërkombëtar që vërtet e ka në mendje Kosova të jetë në kufi të pacenuar t’i thonë jo njëherë e përgjithmonë strukturave kriminale serbe duke i kapur ata për t’i sjellë pranë drejtësisë dhe për ta bërë njëherë e përgjithmonë shtetin tonë funksional, ligjor në çdo cep të saj.
Së pari le të mbizotëroj krenaria për ta bërë vendin sovran, ligjor pastaj dhembja për njerëzit tanë profesional në ballë të detyrës…
Ngushëllime familjarëve, policisë, shtetit Kosovës, institucioneve të vendit dhe mbarë kombit shqiptar, për heroin, policin, e rënë në ballë të detyrës në mbrojtje të atdheut. Lavdi e përjetshme, policit, jetë dhe veprës së tij në mbrojtje të atdheut… /2LONLINE/