DYLON

Reagon kryetari Hyseni: Policit të plagosur nga Velekinca e Gjilanit i dëshiron shërim të shpejtë

Reagon kryetari Hyseni: Policit të plagosur nga Velekinca e Gjilanit i dëshiron shërim të shpejtë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka rraguar lidhur me zhvillime e fundit në veri të vendit ku pas sulmit në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Banjskë të Zveçanit, është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.

“Sulmi terrorist e kriminal duhet të dënohet. Beogradi zyrtar, duke mbështetur sulmin kriminal e terrorist, po sulmon Kosovën”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Ja deklarata e tij e plotë:

Të dashur qytetarë,

Pas sulmit në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Banjskë të Zveçanit, është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.

Sulmi terrorist e kriminal duhet të dënohet. Beogradi zyrtar, duke mbështetur sulmin kriminal e terrorist, po sulmon Kosovën.

Nga Velekinca e Gjilanit kemi edhe një polic të plagosur, Alban Rashiti, i cili tashmë ka kryer intervenimin me sukses dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.