Dobërçani i ka dhënë mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 17 tetorit, kryetarit, Lutfi Haziri dhe kandidatit për Asamble nga radhët e LDK-së, Bashkim Bislimi.
Kandidati Bislimi ka shprehur falënderim për kryetarin Haziri për projektet infrastrukturore të realizuara gjatë mandatit, duke thënë se më 17 tetor fitorja do të bëhet historike.
Ndërsa, kryetari Haziri tha se kjo mbështetje e ofruar e Dobërçanit e bën krenar dhe më të përgjegjshëm në punë.
“I falënderoj veprimtarët e LDK’së në Dobërçan për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë në këto tri dekada për të mirën e përgjithshme. I falënderoj kryefamiljarët për besimin e madh ndaj meje dhe LDK-së. Falëmnderit edhe Këshillit të fshatit dhe shoqatës 17 Shkurti për punën e madhe dhe bashkëpunimin trepalësh me Komunën. Modelin e mirë të punës së Dobërçanit për projektet komunitare e kemi replikuar edhe në fshatra tjerë. Në mandatin e ardhshëm do ta ndërtojmë sallën e sporteve, sikurse edhe ato pak rrugë që kanë mbetur. Falëmnderit nga zemra për përkrahjen e përhershme Dobërçanit, përfshirë edhe Bukovikun. Do të mbetem gjithmonë, Luta Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
#LDK160 #LDKGjilan
(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/