Rikthehen garat në Superligën e Kosovës në futboll dhe në kuadër të javës së 5-të, klubi ynë FC Drita zhvillon ndeshjen në udhëtim te KF Fushë Kosova.
Futbollisti i Dritës, mbrojtësi Besnik Krasniqi tha se janë përgatitur dhe gati për ndeshje e nesërme.
“Jemi stërvitur për dy javë dhe tani po i kthehemi fushës. Sa i përket KF Fushë Kosovës ata kanë një ekip shumë të mirë, mirëpo dhe ne jemi të gatshëm. Sigurisht që atje po shkojmë për fitore”, ka thënë Krasniqi.
Ndeshja KF Fushë Kosova – FC DRITA zhvillohet të shtunën, ora 15:00, stadiumi “Sami Kelmendi” Lipjan. /2LONLINE/