Ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi, me rastin e 19-vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, ka thënë se rezistenca e 5, 6 e 7 marsit ka qenë dhe ka mbetur lufta më e madhe që ka zhvilluar UÇK-ja me forcat policore e ushtarake serbe.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se deri më tani janë realizuar idealet kryesore, liria dhe çlirimi i vendit por, sipas Krasniqit, ideali për ndërtimin e shtetit të së drejtës vazhdon.
Sipas tij, merita e Adem Jasharit, e Komandantit Legjendar, qëndron në atë se eci guximshëm në rrugën e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim dhe e organizoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Krijoi institucionin e çlirimit: UÇK-në…
Krasniqi, i cili sot mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, është shprehur i pakënaqur me trajtimin e kategorive të luftës nga shteti pasi, sipas tij, nuk ka qenë prioritet mbrojtja e vlerave të luftës, por përdorimi i tyre për interesa personale…
Për më tepër: shih BURIMI: Epoka e Re