Futbollisti Endrit Krasniqi, i konsideruar nga tifozët si truri i lojës së Dritës ka shkëputur bashkëpunimin me bardh e kaltërit nga Gjilani.
Largimin e ka konfirmuar vet futbollisti, duke u treguar falënderues ndaj klubit dhe tifozëve, sipas tij ndër më të mirët në Ballkan.
Endriti fitoi pothuajse gjithcka në sezonin 2017/18 me Dritën, duke u shpall kampion me një record të fitoreve, fitues i Super Kupës së Kosovës dhe më pas duke shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke e kaluar grupin në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Së fundmi ka pasur zëra se Endriti mund të rikthehet te ish-skuadra e tij, Prishtina ose një kalim i mundshëm tek kampioni në fuqi Feronikeli, pasi të dyja tashmë kanë siguruar garat evropiane, respektivisht Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë.
Ky është postimi i plotë:
“Pas 2 vite fantastike gjatë të cilave isha pjesë e nje familje të madhe “FC DRITA “ dua të falenderoj te gjitha ata të cilët ishin pjesë e kësaj kohës po ashtu dua të falenderoj dhe njëren prej tifozerive me të mira në ballkan “INTELEKTUALËT” faleminderit per respektin,dashurin,mbështetjen që asnjëher nuk ka munguar ndaj meje.
Gjatë 2 vite kaluam shum sfida,gëzime,hidhërime,humbje,fitore po ashtu vendosem shum rekorde mbrenda dhe jasht Kosovës të cilat do të mbahen mend per gjithmonë.
Është ardhur koha të largohem nga ju dhe të ju falenderoj per të gjitha qe përjetuam bashk”, shkroi ai.