KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 14 shkurtit 2021.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se ky vendim vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur. /2LONLINE.com/