Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt.
Në mbledhje përveç delegatëve pjesëmarrës ishte edhe Nënkryetari i Komunës, Faton Jakupi, Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Simbad Sonki, dhe Shërbimi Profesional i Kuvendit.
Përpos katër pikave të cilat ishin në rend të ditës u kërkuan të shtohen edhe dy pika të tjera, shfuqizimi i vendimit 01/693/2015 për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, si dhe informatë nga Drejtoria Komunale e Arsimit për zhvillimin e procesit mësimor online në Komunën e Kamenicës.
Këto pika u votuan nga delegatët pjesëmarrës.
1.Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar Sh.01.Nr.12340/19.06.2020,
2. Raporti tremujor financiar Janar-Mars 2020,
3. Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitin fiskal 2021-2023,
4. Propozim vendim për ndryshimin dhe plotësimin të aktit Sh.01/657/2020,
5. Shfuqizimin e vendimit 01/693/2015 për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale,
6. Informatë nga Drejtoria Komunale e Arsimit për zhvillimin e procesit mësimor online në Komunën e Kamenicës.
Gjatë kësaj mbledhje të gjitha këto pika të rendit të ditës, u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, dhe u hodhën në votim, të cilat me shumicë votash u votuan dhe u rekomanduan për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal./2LONLINE.com/