DYLON

Kryetari Hyseni: Shprehim vullnetin e gatishmërinë tonë për tejkalimin e situatës së prodhuar!

Kryetari Hyseni: Shprehim vullnetin e gatishmërinë tonë për tejkalimin e situatës së prodhuar!
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se, në prag të seancës së Kuvendit Komunal, si reagim e përgjigje në situatën e krijuar, shprehin, për të disatën herë me radhë, vullnetin e gatishmërinë për tejkalimin e situatës së prodhuar.

“Sipas kërkesave tashmë të bëra publike nga opozita, pavarësisht që nuk kanë fare ndërlidhje direkte me buxhetin dhe bartjen e mjeteve nga viti i kaluar, jemi të gatshëm që të përgjigjemi pozitivisht në kërkesat e tyre”, ka thënë kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Sipas tij, “bllokada e sajuar artificialisht, skenarët e përgatitura tashmë nga opozita e bashkuar, me qëllim që të nxjerrë keq qeverisjen tonë, krejt në fund, dëmtojnë qytetarët tanë e Komunën tonë”.

Ai  u ka bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve politik në që të lënë pas inatet e grumbulluara prej kohësh e vitesh, të mbështesin qytetarët e Komunën.

“Për Gjilanin, për qytetarët tanë”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.