DYLON

Haziri: Dështimi i buxhetit në Gjilan konfirmohet edhe zyrtarisht si dështim i Ekzekutivit, jo i Kuvendit

Haziri: Dështimi i buxhetit në Gjilan konfirmohet edhe zyrtarisht si dështim i Ekzekutivit, jo i Kuvendit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se dështimi i buxhetit në Gjilan konfirmohet zyrtarisht nga MAPL, me anë të një letre zyrtare si dështim i Ekzekutivit, jo i Kuvendit.

“Një muaj e gjysmë nga koha kur buxheti është dashur të jetë në Kuvend për votim, dhe ende nuk ka asgjë konkrete nga i pari i ekzekutivit. Përveç vonesës, ne kemi edhe vërejtjet tona në planifikimin e buxhetit. Po mungon vullneti politik për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Përveç angazhimit të fundit të Kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Kushtrim Kadriu, i cili ka takuar LDK-në, si grupi politik më i madh në Kuvend, nuk ka pasur interesim tjeter nga ekzekutivi komunal. Tani, buxheti i Komunës, i ka plotësuar kushtet të jetë në masa të veçanta administrative nga Ministria e Financave”-, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Sipas tij, institucioni i Komunës në Gjilan po trajtohet si çerdhe, jo vetëm e fëmijëve, por edhe si një çerdhe politike e partiake. Edhe letrat e njoftimet që lëshohen nga institucioni i Komunës, kane ngjyrën partiake e politike, gjë që është e papranueshme.

“Ka dalë rregulli i ri n’qytet t’vjetër, që punët që nuk janë përfundu qe tri vite, të nisen me 1 tetor, në sezonën vjeshtore, kur kushtet janë minimale për punë. Ta kenë të qartë, po i paralajmërojmë prapë, se moszbatimi i detyrës projektuese e obligimeve kontraktuale në këto projekte, është vepër penale dhe shkelje e rëndë e detyrës zyrtare, ka thënë i pari i LDK-së në Gjilan.

Lutfi Haziri tha edhe se kryetarit të komunës po i kthehet bumerang faji që tentoi t’ia përplasë Kuvendit Komunal, dhe për këtë duhet të tregohet transparent. Kryetari i komunës ka pranuar një letër nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, si përgjigje ndaj kërkesës zyrtare që ia ka drejtuar kësaj ministrie, për shpërbërjen e Kuvendit Komunal në rast të dështimit të votimit të buxhetit.

”Ajo letër do të publikohet nga ne, ngaqë është zyrtare, dhe ne i kërkojmë që të kapet afati. Afati i fundit për miratimin e buxhetit nga Komuna është 1 mars 2025”- përfundoi kryetari Haziri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.