Në Kamenicë, Komiteti për Politikë dhe Financa sot ka mbajtur mbledhjen e X-të të rregullt për vitin 2019.
Në mbledhje të pranishëm ishin disa nga delegatët, Hysen Jerliu nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Inspektorat , Shërbimi Profesional i Kuvendit Komunal të Kamenicës.
Në rend dite ishin tri pika për shqyrtim:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2. Shqyrtimi i draft-rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave Sh.09, Nr.38513/13.12.2019,
3. Të ndryshme
Gjatë kësaj mbledhje u hodhën në votim të gjitha këto pika të rendit të ditës, të cilat u votuan nga delegatët e pranishëm.
Pika e dytë lidhur me Shqyrtimin e draft-rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave Sh.09, Nr.38513/13.12.2019 u miratua që të shkojë edhe njëherë në mbledhjen e Kuvendit pas kalimit në të gjitha procedurat përfshirë Komisionin Statutar.