DYLON

Vitia me koncert festiv për festat e fundvitit

Vitia me koncert festiv për festat e fundvitit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti dhe në bashkëpunim me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia për nder të festave të fund vitit dhe të mërgatës sonë organizojnë Koncert Festiv.

Ky koncert festiv do të mbahet me datën: 26.12.2019 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, në sallën e koncerteve me fillim në ora 18:00h.

Prandaj ftojmë qytetarët e Komunës së Vitisë, në veçanti bashkatdhetarët tanë të cilët gjendën për pushime që të jenë pjesë të kësaj ngjarje. Para publikut vitias do të përformojnë solistët dhe valltarët me eminent të AKV “Kemajl Azizi”.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.