Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Vitisë, ka zhvilluar sot mbledhjen e pestë të rregullt, me që rast janë diskutuar një varg pikash të parapara për këtë seancë.
Ndër pikat e kësaj mbledhje ishin propozim vendimi për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës paluajtshme të komunës në shfrytëzim, e cila pikë u miratua për tu proceduar në seancën e ardhshme të Kuvendit.
Ndërkaq anëtarët e KPF-së nuk ishin njëzëri rreth propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores kushtuar dëshmorit Safet Rexhepi, vendimi i datës: 04.03.2019, me Nr.01-110/05-216.
Ky vendim është rikthyer nga MAPL si jo I ligjshëm, prandaj edhe ishte paraparë që të shfuqizohet, por se nuk morri votat në KPF që të procedohet në Kuvend për shfuqizim.
Anëtarët e KPF-së, kanë miratuar ndërkaq propozim vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e pllakës përkujtimore kushtuar të rënët Hajrulla e Saqip Tërpeza, propozim vendimin për ndryshim plotësim të vendimit të Komitetit për Planifikim,
Rregullim të hapësirave dhe mbrojtjen të mjedisit vendimi nr. 01-410/03-129 i datës 28.02.20198, propozim vendimin për shpalljen në diskutim publik për propozim rregulloren për mënyrën dhe kushtet e menaxhimit dhe shfrytëzimi të objekteve dhe fushave sportive publike.
Në këtë mbledhje të KPF-së u raportua për punën e Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane, kurse u dha informatë për Manifestimin Flakadani i Karadakut edicioni XVIII, mbi përgatitjen për mirëmbajtjen e rrugëve lokale të Komunës së Vitisë për sezonin verore, si dhe një informatë mbi punën e komiteteve funksionale për periudhën janar-prill 2019.