DYLON

Ndërtohet rrethoja e rregullohet parku i ambulantes në Skifteraj

Ndërtohet rrethoja e rregullohet parku i ambulantes në Skifteraj
Avatar photo Redaksia

Infrastruktura e nevojshme e ambulantes së fshatit në Skifteraj, gradualisht po kompletohet. Tani më është bërë rrethoja e oborrit të kësaj qendre mjekësore, si dhe është rregulluar parku i saj.

Për të parë nga afër punimet që janë kryer aty, kryetari i komunës Sokol Haliti ka vizituar këtë fshat.

Gjithashtu në vazhdën e kësaj vizite, kryetari Haliti ka vizituar edhe oborrin e shkollës, konkretisht fushën sportive e cila është pajisur me ulëse në tribuna, në prag të fillimit të turneut memorial në futboll të vogël “Kenan Halimi”, i cili fillon sonte.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.