Shkruan: Fehmi Sylejmani, ish gazetar i sportit
Ish qendërsulumuesi i viteve të 70- ta të Velezhit të Mostarit(1971 – 1981), Vahid Halilhoxhiq, do të ishte zgjedhja më e mirë për të parin e Kosovës në futboll, duke e parë se selektori aktual Alain Giresse nuk po bind fare, e aq më keq janë rezultatet e deritshme jo të mira, gjë që praktikisht Kosova ka humbur shansin për t’u kualifikuar, ndonëse gjasat teorike ende ekzitojnë, por janë shumë të vogla.
Drejtuesit e lartë të futbollit të Kosovës, nuk duhet fare të humbin kohë dhe sa më parë të fillojnë bisedimet me Halilhoxhiqin.
Boshnjaku Vahid Halilhoxhiq, ka një karrierë të bujshme si trajner, e veçmas si selektor i kombëtareve. Ai njihet si personalitet me autoritet të lartë sportiv, ku karakterizohet me tri postulatet kryesore të tij: disiplinë të rreptë, përgjegjësi të lartë dhe respekt për çdo kundërshtar. Prefernca më e madhe e tij për aplikimin e sistemit të lojës është 4-3-1-2.
Halilhoxhiq është specilaist i kualifikimeve për në botëror. Tri herë është kualifikuar me tri reprezentacione të ndryshme. Në botërorin 2010 e kishte udhëheqë Bregun e Fildishtë, në 2014 Algjerinë e kishte kualifikuar për botërorin e Brazilit, kurse ekipi i fundit ishte Maroku, që e kualifikuoi për në botëroin 2022 në Katar.
Halilhoxhiq është një gërshetim i mirë i mentalitetit perendimor dhe atij ballkanik, i cili flet gjuhën boshnjakishte dhe atë frenge.
Përveç këtyre tri kombëtareve Halilhoxhiq gjatë karrierës së tij 30 vjecare si trajner ka udhëheq edhe kombtaren e Japonisë, si kundër edhe disa ekpie të njohura si Velezhi i Mostarit, Dinamo Zagreb, Trabzonspor, Lille, Rennes, Nantes dhe Paris Saint-Germain, teksa si lojtar ka lujatur te Velezhi i Mostarit, Nantes dhe Paris Saint-Germain