DYLON

Arrestohet një i dyshuar për ‘falsifikim parash’

Arrestohet një i dyshuar për ‘falsifikim parash’
Avatar photo Redaksia

Më 22 maj 2023, falë bashkëpunimit e bashkërendimit të hetimeve e aktiviteteve mes hetuesve policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe atyre nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionet (DHKEK), ishte arrestuar një i dyshuar për ‘falsifikim të parave’ dhe ishin sekuestruar 94 copë kartëmonedhe me ‘vlerë’ nga 50 euro (94 x 50 = 4700), të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.

LEXO EDHE: Policia gjen dhe sekuestron 4700 Euro të falsifikuara, arrestohet një i dyshuar

EkoHigjiena

Gjatë hetimit e trajtimit të rastit të lart-cekur, hetuesit policorë janë vënë në kërkim edhe të personave tjerë të dyshuar për përfshirje në veprën penale të lart-cekur.

Sot, më 17.06.2023, po ashtu falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare dhe DHKEK, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në ora 02:00 është ndaluar i dyshuari: R.N., (viti i lindjes 1990, mashkull shtetas i Shqipërisë). I njëjti dyshohet dhe ka qenë në kërkim policor lidhur me rastin e datës 22 maj 2023.

Ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parave’ dhe pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës, me aktvendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje deri në  48 orë, njofotn policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.