“Kosovës i duhet koordinim i plotë me aleatët për ndërtim të sigurisë, çdo veprim me mospërfillje do të ketë pasoja të pariparueshme”, ka shkruar në profilin e tij, Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Postim i plotë:
Kosovës i duhet koordinim i plotë me aleatët për ndërtim të sigurisë, çdo veprim me mospërfillje do të ketë pasoja të pariparueshme
Për tri vite e gjysmë, z. Kurti i ka bërë nëntë veprime të pakoordinuara me faktorin ndërkombëtar. Të gjitha këto veprime kanë një historik të shkurtër, blic historie, e cila përkundër qëllimit për ta shtyrë para, prapë ka ra në nivelin e kërkesës së BE-së. Përkundër që kemi masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat nuk po mund të largohen pasi Kosova nuk asnjë lloj raporti mirëbesimi me partnerët, shtetet ne regjion e institucionet e mëdha siç është NATO e BE.
Tani, në emër të inspektimit teknik të urës mbi Ibër në Mitrovicë, për fillimin e një agjende për hapje të saj, ky akt do të bëhej i mundur vetëm me normalizim të raporteve në mes të qytetarëve, jo në mes të funksionarëve politikë. mbi bazën e mirëbesimit me qytetarët e lojajitetin që nuk blehet, por fitohet, besimi që nuk blehet, por ndërtohet dhe ku dy komuna e bëjnë një qytet në të ardhmen. Ky duhet të jetë është qëllimi kryesor.
Kjo bëhet me politikanë kredibilë, me ofertë të sinqertë, në koordinim të plotë me partnerët tanë, në veçanti me NATO-n, e cila nëpërmjet KFOR-it, duhet të koordinohen veprimet në mënyrë që siguria të ndërtohet e jo të rrënohet.
Përse në kohë vere dhe me këtë agjendë?!
Qëllimi është shumë i qartë. E gjitha është për një konsum të brendshëm politik, por në anën tjetër dëmin që mund t’ia shkaktojnë Kosovës, mund të jetë i pariparueshëm sepse këtu nuk po flasim për dokumente si letërnjoftime, patent-shoferë apo për dinarin si mjet pagese, por po flasim për një objekt që NATO dhe KFOR e konsiderojnë si objekt të rëndësisë së veçantë dhe një koordinim i domosdoshëm duhet me qenë.
Vizita e komandantit të KFOR-it në Beograd ditën e djeshme ka qenë në të njëjtën kohë kur me leje të NATO-s ka ndodhur inspektimi teknik i urës në Mitrovicë. Ky mund të quhet një proces normal, por po prodhon kriza të panevojshme në kohën kur mund ta kthejmë energjinë në atë që quhet kthim i besimit dhe lojalitetit në institucuone lokale, në qeverinë e Kosovës, në simbole të saja, sovranitetin e saj përfundimisht, për të gjithë banorët e Kosovës. Liria e Kosovës duhet të jetë e barabrtë për të gjithë dhe sovraniteti duhet të vlejë për të gjithë.