DYLON

FSK dhe Ajova mbajnë ushtrimin e përbashkët në mjekësi fushore

FSK dhe Ajova mbajnë ushtrimin e përbashkët në mjekësi fushore
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes z. Ejup Maqedonci dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituan ushtrimin e përbashkët të FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane.

Ata përcollën nga afër realizimin e ushtrimit fushor mjekësor, që është duke u realizuar së bashku me personelin mjekësor të Gardës Kombëtare të Ajova-s dhe ushtarakëve të Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit në mes dy forcave.

EkoHigjiena

Ky ushtrim është duke u realizuar në kuadër të planit të trajnimeve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mjekësisë fushore ROL1 dhe ROL2 , dhe ngritjes së bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovas së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Regjimenti i Mjekësisë së Komandës së Logjistikës gjatë realizimit të ushtrimit që fokus ka punën praktike, testimin në fusha të ndryshme si: C3/C4, 9 Linjëshi, Triazhimi, Evakuimi mjekësor, Trajtimi i rasteve emergjente, Evakuimi ajror që në thelb kanë përgatitjen trajnimin dhe ekzekutimin e raste reale në fushëbetejë.

Ministri dhe KOMFSK vlerësuan lartë bashkëpunimin dhe ndihmën që po jep Garda Kombëtare e Ajova-s, në ngritjen e kapaciteteve mjekësore në Forcën e Sigurisë së Kosovës, por edhe fusha tjera. /2LONLNE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.