Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi stërvitjen e parë, në grumbullimin e ndeshjeve të tetorit. “Dardanët” kanë zbarkuar në ‘Fadil Vokrri’ për t’u përgatitur për ndeshjet me Gjibraltarin e Malin e Zi.
Në stërvitjen e parë të mbajtur sot nuk ishin të pranishëm katër futbollistë të ekipit të Challandes. Në stërvitje të Kosovës munguan Milot Rashica, Bersant Celina, Anel Rashkaj e Fidan Aliti,
Gjibraltari (10 tetor, miqësore) e Mali i Zi (14 tetor) janë dy ndeshjet e Kombëtares së Kosovës këtë muaj.