Austria ka luajtur në Evropianin e këtij viti dhe ka lojtarë në liga elitare evropiane. Austria U-21 e Kosova U-21 takohen në kuadër të grupit të tretë të eliminatoreve për “Euro 2021”.
Kjo, megjithatë, nuk i tremb lojtarët e përfaqësueses U-21 të Kosovës në futboll që të premten (sot, 18:00) në Ried, do të kërkojnë fitore ndaj Austrisë.
Austria e Kosova vlerësohen rivalë për vendin e dytë në grup që mund të jetë i mjaftueshëm për kualifikim në Evropianin e Shpresave.
Aktualisht në grup udhëheq Anglia me 9 pikë nga tri ndeshje. Austria është e dyta me 9 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Kosova e treta me 6 pikë nga katër ndeshje,