Kosova U21 dhe Shqipëria U21 mposhten nga super fuqitë

Kosova U21 dhe Shqipëria U21 mposhten nga super fuqitë

Perfaqesuesja e Kosovës U21 ka pësuar humbje nga Austria me rezultat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Evropianit për U21.

Djelmoshat e trajnerit Rafet Prekazi nuk kanë arritur të këndellen dhe pas humbjes së fundit nga Anglia, tani janë mposhtur edhe nga Austria.

Në po të njejtin grup, Shqipëria U21 është mposhtur nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, të vlefshme për eliminatoret e Evropianit, që u fitua nga “Tre luanët” me rezultatin e pastër 0-3.

Austria kryeson grupin bashkë me Anglinë me 12 pikë. Vendi i tretë mbahet nga “Dardanët” me 6 pikë dhe pas tyre renditet Shqipëria me 5.

KOMENTE