Kosova U2 ka humbur edhe ndeshjen e tretë në kampionatin botëror të juniorëve. Në Pontevedra të Spanjës, kombëtarja e Kosoves humbi nga Portugalia me rezultat 32:21.
Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës luan në botëror. Ndeshje si kjo u shërbejnë djemve për të fituar përvojë, por poashtu për të parë se çka kërkohet për sukses në nivel të lartë.
Kombëtarja e Kosovës do të luaj edhe me Brazilin, të dielen, dhe me Bahrejnin, të hënën.
Për Kosovën shënuan: Luzha 1, Gubetini, Dugolli 1, Abazi 1, Bajqinovci, Shabani, Avdulli 2, Tahirukaj 3, Mustafa, Beqiraj, Muqolli 7, Xhafolli 2, Basholli 2, Halili 1, Dalladaku